Infektim nga Covid për Mick Jagger në mes të turneut SIXTY të Rolling Stones të përjetshëm, që po zhvillohet javët e fundit në Evropë. I njëjti grup britanik ka njoftuar në profilet e tij sociale, duke specifikuar se koncerti i planifikuar për sonte në Johan Cruijff Arena në Amsterdami është anuluar dhe do të zhvendoset në një datë të mëvonshme.

Sipas shënimit, nuk ka ndonjë alarm të veçantë për Sir Mick, i cili do të mbushë 79 vjeç në fund të korrikut dhe që në çdo rast duket se ka shfaqur disa simptoma me mbërritjen sot në qytetin holandez.

“The Rolling Stones – thuhet në shënim – i vjen keq për shtyrjen e kësaj mbrëmjeje, por siguria e publikut, muzikantëve dhe punëtorëve duhet të jetë prioritet.

Shfaqja do të riplanifikohet për një datë të mëvonshme, biletat do të jenë të vlefshme për atë datë, qëndroni të sintonizuar për detaje.”, shkruan grupi në rrjetin social.

Turneu SIXTY, turneu i parë i Stones pas kufizimeve të pandemisë dhe pas vdekjes vitin e kaluar të bateristit të tyre historik, Charlie Watts, përmban 14 koncerte në 10 vende të ndryshme. Ndalesa e parë britanike u bë javën e kaluar në stadiumin e futbollit Anfield në Liverpool, vendlindja e Beatles, rivalët e tyre të mëdhenj në vitet e zhurmshme të rock-ut. Në kulmin e verës do të ketë dy koncerte-evente në mjedisin spektakolar të festivalit BTS në Hyde Park, Londër.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb