Pak muaj pasi BlackBerry arriti të stabilizojë gjendjen e saj financiare dhe të siguronte një rritje të vogël të profitit për tremujorin e katërt, dolën raporte të reja të cilat sugjerojnë për një shitje të mundshme të kompanisë.

Sipas një raporti nga DigiTimes, disa kompani si Microsoft, Xiaomi, Huawei dhe Lenovo kanë shfaqur interes për të blerë kompaninë kanadeze. Gjiganti softuerik me bazë në Redmond, Microsoft, thuhet se është një nga blerësit më potencial.

Interesimi i Microsoft-it për BlackBerry-n lidhet me faktin që fokusi i fundit në shërbimet e softuerit është në të njëjtën linjë me shërbimet që ajo ofron. Kompanitë kineze nga ana tjetër e shohin këtë blerje si një mundësi shumë e mirë për të forcuar prezencën e tyre në SHBA dhe Evropë. Nuk dihet akoma qëndrimi i BlackBerry-t në lidhje me këtë çështje.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: