Microsoft do që ju ta ndihmoni të përkthejë materialet e saj të panumërta edukative dhe reklamuese në gjuhë të reja. Kompania ka shpërndarë një numër të madh materialesh, me video dhe të shkruara, tek partnerët e saj në të gjithë botën. Disa nga këto materiale janë edukative, disa janë reklamuese dhe disa përmbajnë informacione mbi produktet e Microsoft-it, që janë krijuar për t’u përdorur nga mijëra njerëz.

Gjiganti softuerik zbuloi dje uebsajtin e ri “Engagement Portal”, ku vullnetarët mund të regjistrohen dhe të marrin pjesë në procesin e përkthimit të materialeve të Microsoft-it. Microsoft do të shfaqë projekte të ndryshme, si artikuj, uebsajte ose titra të videove, dhe përdoruesit mund t’i përkthejnë ato vullnetarisht. Ata do të kenë mundësi gjithashtu të redaktojnë punën e njerëzve të tjerë.

Kompania bën të qartë se është një punë vullnetare dhe ju nuk do të paguheni për këtë. Nëse doni që të jepni ndihmën tuaj, që produktet dhe shërbimet e Microsoft-it të përkthehen edhe në gjuhën shqipe, duhet të klikoni këtu dhe të hapni një llogari tuajën.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: