SAN SALVO

Policia italiane ka zhvilluar një operacion antidrogë, duke sekuestruar sasi të konsiderueshme kokaine, hashashi, armësh e parash.

Në shënjestër të karabinierëve ishin disa shqiptarë. Karabinierët kishin vënë re se në periferinë e San Salvos, në një vilë ku zyrtarisht nuk jetonte njeri, kishte lëvizje të shumta automjetesh.

Dyshimet u shtuan, kur policia vuri re se targat e makinave kishin qenë më herët të skeduara, pasi pronarët e tyre ishin arrestuar për trafik droge.

Mëngjesin e së premtes së kaluar filloi aksioni ku u gjetën rreth 47 gram kokainë, 17 gram hashash dhe 29 gram marijuanë, si dhe peshore elektrike, 4 700 euro, 3 celularë dhe disa armë.

Nëse sasia e lëndës narkotike do të shitej në treg, do të fitohej prej saj më shumë se 5 mijë euro. Operacioni çoi në arrestimin e katër personave, të gjithë në moshë të re. Hetimet ishin koordinuar nga Prokuroria e Vastos dhe janë akoma në proces.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb