Teksa Tirana prej tre ditësh oshëtin nga protestat, duket se jehona ka kapërcyer kufijtë duke ‘zgjuar’ shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Në një kohë kur sot do të mbahet në kryeqytet protesta e 4 kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe jo vetëm, shqiptarët në Berlin dhe në Munich do të mbajnë paralelisht një protestë.

Siç shihet nga njoftimet, protestë do të mbahet para Ambasadës shqiptare në Berlin në orën 18:30 si dhe në Munich.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë protestë do të mbahet edhe në Itali. Në datën 7 qershor në orën 18:00 në “Piazza del Nettuno” shqiptarët do të mblidhen në mbështetje të organizimeve të përditshme në Tiranë e jo vetëm.

51037e0f A7be 4cba 8114 82f77075d0b7
51037e0f A7be 4cba 8114 82f77075d0b7

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: