Incidenti i rëndë i shënuar sot gjatë protetës së PD, ku një person ka goditur me grusht në fytyrë kreun e kësaj partie Sali Berisha, është pasqyruar edhe në mediat greke.

‘Zougla’ shkruan: Ish-lideri shqiptar Sali Berisha është goditur me grusht në fytyrë teksa ishte në një demonstratë antiqeveritare nga mbështetësit e tij në qendër të Tiranës.

Ndërkohë që po mbahej samiti BE-Ballkani Perëndimor, mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën në Tiranë për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Ndërsa Berisha, i cili kryeson Partinë Demokratike të qendrës së djathtë, kaloi pranë mbështetësve duke mbajtur flamuj shqiptarë dhe të BE-së, një burrë iu afrua dhe e goditi me grusht në fytyrë.

Pavarësisht plagosjes, Berisha mbajti fjalimin e planifikuar, ku fajësoi Edi Ramën për sulmin.

Zougla
Zougla

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb