Daljana Sejdia e Enxhi Biba, vajzat e sportit në “News24” kanë folur për jetën e pasionet e tyre, përtej ekranit. Ato dëshmuan për një miqësi të mes kolegesh, ndryshe nga çfarë ngriti dyshime me pyetjen e saj moderatorja e “Vila24” Brunilda Lahe, nëse janë mike apo rivale. Enxhi u shpreh se ka një raport të mirë me Daljanën e cila është edhe në postin e Drejtoreshës së Imazhit në televizion. Ato folën për lidhjen që kanë me sportin, ku Enxhi tha se u gjend rastësisht në këtë profil, ndësa tani është pasionante.

Daljana foli për kohën kur ishte fëmijë dhe shikonte ndeshjet me babain e saj. Moderimi i informacioneve sportive, vajzat i kushtëzon të dalin hapur se për kë ato bëjnë tifo, edhe pse ka patur detaje të vogla që kanë shkatuar komente në rrjete nga tifozeritë e skuadrave të ndryshme, por Daljana ka shkëputur një episod, ku përtej ngjyrave të fanellave, ka ndjekur Kombëtaren Shqiptare deri në Londër e më pas e zhgënjyer nga rezultati 5-0 ka braktisur stadiumin. Duke u ndalur tek jeta private, është sjellë në vëmendje lajmi i pak kohëve më parë ku shkruhej se Enxhit i vinin shpesh në redaksi buqeta anonime me lule, autorin e së cilave ende nuk e ka gjetur, sakaq Daljana mbetet hermetike për jetën private. Vajzat në fund folën dhe për pritshmëritë e tyre për këtë sezon televiziv në “News24”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: