Këngëtari i njohur, Tiri Gjoçi, që njihet dhe si miku ngushtë i aktorëve binjakë, Donald dhe Romeo Veshaj, ka treguar detaje nga marrëdhënia mes Beatrix dhe Donaldit.

Ai ka thënë se ekziston mundësia që të sjellin një bashkëpunim muzikor me këngëtaret, përfshirë edhe binjakët Veshaj. I pyetur në një nëse ka në plan të ketë një bashkëpunim për ndonjë projekt muzikor me këngëtaren dhe miken e tij Beatrix Ramosajn. Ai tregoi se është i hapur për çfarëdolloj projekti me të duke mos përjashtuar mundësinë e një bashkëpunimi edhe me vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj.

“Pse jo, nuk është se e kam menduar po do të isha i hapur për çfarëdolloj bashkëpunimi, jo vetëm me Triksën por edhe fundja edhe me vëllezërit (Veshaj). Kështu që nuk ka asnjë lloj problemi.”– tha ai për “N’Zoom.”

Ai foli edhe për marrëdhënien e dyshes, duke shtuar se nuk i takon të përfshihet për atë që Beatrix dhe Donaldi përjetuan.

“Vëllezërit janë shokët e mi, miqtë e mi, ashtu si edhe Triksa. Dhe çfarë ka ndodhur mes tyre, ka ndodhur mes tyre dhe nuk më takon të përfshihem te kjo gjëja. Mund të kem bërë disa komente rreth Big-ut që njerëzit kanë gjetur shak që të kapen me këtë gjë, por… kaq dmth.”– treagoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb