Në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte analisti i njohur nga Kosova Milaim Zeka, i cili ndër të tjera foli edhe për familjen e tij të bukur që ka krijuar.

Teksa në program u shfaq një fotografi me bashkëshorten e tij, ai me plot humor tregoi njohjen dhe historinë e tyre të dashurisë.
Ata janë prindër të dy vajzave, të cilat kishin dërguar dy videomesazhe surprizë për analistin duke bërë që Zeka të përlotej sërish në program, por këtë herë nga fjalët e bukura të dy bukurosheve të tij.
Milaim Zeka është baba edhe i dy vajzave më të rritua nga martesa e tij e parë, dhe në program gazetari dha një mesazh për të gjithë prindërit e divorcuar të cilët asnjëherë nuk duhet të flasin keq te fëmijët e tyre për ish-partnerët. Ai tregoi se është ndarë paqësisht me ish-bashkëshorten e tij, dhe te vajzat ka folur gjithmonë mirë për të.

Analisti tregoi se katër vajzat e tij kanë një marrëdhënie shumë të mirë, madje dy vajzat e vogla i kanë model motrat e tyre më të mëdha.
Gjatë bisedës analisti i njohur zbuloi edhe një tjetër moment të vështirë të jetës së tij. Ai rrëfeu se ka qenë i shtruar për 2 javë në spital për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore si pasojë e Covid-19. “Çdo 3 orë temperatura më shkonte 40”, rrëfeu ai, por që fatmirësisht ia doli që ta kalojë edhe këtë betejë të vështirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb