Pak ditë përpara startit të Serie A, Roberto Mancini, ka përpiluar listën e tij të favoritëve: “Milan, Inter e Juventus janë përpara të gjithëve. Më pas shoh Romën dhe Napolin. Futbolli i vërtetë nis tani, por gjatë verës kuqezinjtë përcollën sinjale pozitive. Ata kanë Leao-n një futbollist që mund të rritet akoma më shumë, e njëjta gjë vlen edhe për Tonalin, për të dy duhet të jetë sezoni përcaktues.

Zikaltërit kanë të njëjtën mbrojtje, ndërsa tre pikët në start do ti jepnin me shumë vetëbesim, Lukaku në Itali bën diferencën.

Ndonjë surprizë? Mund të them Bologna ose Sampdoria, kjo për arsye afeksioni. Torino gjithashtu mund të bëjë mirë pasi kanë lojtarë të rinj”, u shpreh ndër të tjera Roberto Mancini.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb