Mesfushori i Milanit, Ardon Jashari preku tema të ndryshme në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Ndeshja ndaj Juventusit- Mendoj se e kemi nisur sezonin shumë mirë me dy fitore të rëndësishme. Të udhëtosh në Torino për ndeshje të madhe me gjashtë pikë të fituara, është më mirë se të kesh dy barazime nga dy ndeshje.

Mediumi italian e ka përmendur të shtunën interesimin e Juventusit për Jasharin gjatë afatit kalimtar veror. Por, ai ka thënë se ka qenë i fokusuar te Zvicra në Kupën e Botës dhe se bisedat me trajnerin Amorim, e kanë bindur atë të qëndrojë te Milani.

“Juventusi ka skuadër të fortë dhe trajner të madh, me filozofi të qartë për futbollin. Megjithatë, ne duhet të fokusohemi vetëm te stili jonë i lojës, të cilin duhet ta përmirësojmë. Sezoni është i gjatë ndërsa ne duhet të rritemi dhe të përgatitemi për çdo ndeshje”, është shprehur Jashari.

Jashari me Milanin përveç në Serie A, synon të ketë sukses edhe në Evropë. Milani në këtë sezon do të paraqitet në Ligën e Evropës dhe do të ketë kundërshtarë si Benfica, Salzburgu, Bournemouthi, Ferencvaroshi, Olympiacosi, Sunderlandi, Levski Sofia e Ararart-Armenia.

Nga gjithë kundërshtarët, Jashari e ka veçuar Sunderlandin që për kapiten e ka Granit Xhakën. Xhaka është kapiten i Jasharit te Përfaqësuesja e Zvicrës.

“Nuk i kam shikuar shumë kundërshtarët sepse i marrim ndeshjet një nga një, por mezi e pres përballjen me Sunderlandin, ku është Xhaka, kapiteni jonë te përfaqësuesja. Talbin e kam pasur bashkëlojtar te Club Brugge”, ka deklaruar Jashari.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb