Milani po përjeton një situatë të çuditshme. Ka shpenzuar shuma të çmendura për të afruar sulmues, mes të cilëve Gonçalo Ramos i paguar për më shumë se 70 milioën euro. Por përsëri qendra e sulmit nuk “ndez”.

Vetëm një gol duket shumë pak për një sulmues për të cilin është shpenzuar kaq shumë, ndërsa mjafton të shohësh ata që kanë ikur për të kuptuar se ndoshta problemi është vetë klubi kuqezi.

Në këtë fundjavë, kanë gjetur rrugën e rrjetës tre sulmuesit që kanë luajtur në qendër në javën e fundit: Santiago Himenez (Porto), Niklas Fyllkrug (Verder Bremen) dhe Kristofer Nkunku (Lajpcig).

Fyllkrug te Verderi ka shënuar 3 gola në 4 ndeshje. Himenez shënoi golin e parë këtë fundjavë me Porton, duke thyer një heshtje para portës që kishte nisur më 23 shtator 2025. Pastaj e kishte radhën Nkunku, i cili shënoi kësisoj golin e tij të parë, ndërsa në ndeshjet e mëparshme kishte dhënë dy asiste. Me pak fjalë, të gjithëve u mjaftoi të largoheshin nga Milani.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb