Miley Cyrus ka provokuar sërish me videon e re ‘Mother’s Doughter’ e cila ka marrë miliona shikime dhe i bën njerëzit të thërrasin të skandalizuar. Manjetike dhe provokuese, ajo ngjall debate me videon ku shfaqet me pantallona lateks të kuqe me Aaron Philip, Amazon Ashley, Angelina Duplisea, Casil McArthur, Lacey Baker, Mari Copeny, Melanie Sierra, Paige Fralix, Tydryn Scott, Vendela dhe edhe me mamanë e saj Tish Cyrus.

E konceptuar nga vetë ajo dhe nga regjisori Alexander Moors, video del pas performacës së këngëtares në Glastonbury. Në skenë, për të shoqëruar Miley janë ngjitur edhe babai Bill Ray Cyrus dhe Lis Nas X për të kënduar ‘Old Town Road’ e ‘Paninet’ dhe edhe Mark Ronson për të prezantuar suksesin e madh të këtyre muajve.

’Nothing Breaks Like a Heart’ dhe për të nderuar edhe Amy Winehouse me ‘Black Tu Black’. Pas ‘Wrecking Ball’ dhe ‘We Can’t Stop’ dhe të gjitha 6 këngët e ‘She is Coming” Miley ka performuar në versionin e saj të ‘On a Roll’ dhe në ‘Head Like a Hole’.

Protagonistët e videos së ‘Mother’s Doughter’ flasin se si mund të gjeni forcën dhe lirinë për tu shprehur për veten.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb