Në përfundim të ndeshjes së humbur kundër Lushnjës, trajneri i Kukësit, Mlladen Milinkoviç, është shfaqur shumë i zhgënjyer para mediave. Serbi deklaron se kjo ishte një sfidë për t’u harruar dhe për shkak të gjendjes së krijuar ai e ka marrë vendimin e tij.

“Besoj që sot lojtarët u përpoqën. Kukësi mund të dalë nga kjo situatë. Bëmë gabime amatore që nuk i kuptova. Rrjedha e lojës erdhi e atillë dhe ne humbëm. Unë e kam marrë vendimin tim, do flas me presidentin dhe më pas do vendos. Për mua është turp kjo humbja me Lushnjën.

Do flas njëherë me presidentin, pastaj do jap një deklaratë për mediat. Nuk besoj se më ka tradhtuar njeri. Thjesht jam i zhgënjyer nga rezultati i ndeshjes. Kur humbet ka shumë arsye. Kur s’ka rezultati i pari që mban përgjegjësi është trajneri.

Janë shumë gjëra të tjera. Besoj se do të kaloja filozofinë time tek ekipi. Nuk e kalova dot, ndaj po vuajmë. Edhe në jetë edhe në karrierë e kam mbajtur unë përgjegjësinë i parë. Pa dashur ti heq meritat Lushnjës, kjo ishte një ndeshje e turpshme për ne. Unë shpresoj që presidenti të marr një vendim të mirë për ekipin. Unë e kam marrë vendimin tim”, u shpreh trajneri Milinkoviç për mikrofonin e “Supersport”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb