Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ka përkujtuar ditën e sotme Holokaustin mbi popullin hebre.

Xhaçka shprehet se krenohet me faktin se hebrenjtë u mirëpritën dhe u strehuan nga shqiptarët.

‘Në këtë ditë të përkujtimit të Holokaustit nderojmë kujtimin e miliona hebrenjve të pafajshëm, të vrarë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por si shqiptarë e hedhim vështrimin nga historia dhe krenohemi me faktin se hebrenjtë u mirëpritën, u strehuan dhe u shpëtuan nga tragjedia prej shqiptarëve, duke fituar edhe titullin ” Të drejtët mes Kombeve”., shkruan Xhaçka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: