Millosheviç shan rëndë kreun e boshnjakëve Izetbegoviç. Tre ditë më parë janë publikuar audiot e bisedave të fshehta ndërmjet ish-presidentit të Jugosllavisë, Sllobodan Milosheviç dhe udhëheqësit serb në Bosnjë dhe Hercegovinë, Radovan Karaxhiç.

Bëhet fjalë për një bisedë gjatë luftës së përgjakshme qytetare, në të cilën ata flasin për kreun boshnjak Alija Izetbegoviç, duke përdorur fjalë sharëse, transmeton Telegrafi.

Biseda ndërmjet Sllobodan Millosheviçit dhe Radovan Karaxhicit ishte realizuar me telefon në shtator të vitit 1991.

“Dhe në p… të n….., në qoftë se ai nuk do, le të shkojë në p… të n…”, kishte thënë Millosheviç.
“Eh këtë dua ta dëgjoj. Tash jemi në të njëjtën linjë”, i ishte përgjigjur Radovan Karaxhic, përcjellin mediat serbe.

“Ju lutem, ne vazhdojmë, askujt asnjë lëshim. Nëse ata duan të luftojnë ja ku jemi. Le të shkojnë në p …. të nënës, kushdo që dëshiron për të luftuar, këtu jemi dhe të fortë”, kishte thënë Millosheviçi, fjalë me të cilat edhe kishte përfunduar bisedën me udhëheqësin e serbëve të Bosnjës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb