MALI I ZI – Deputetët opozitarë të Malit të Zi kanë brohoritur me ofendime kundër kryeministrit, Milo Gjukanoviç, sapo nisi fjalimin e tij në parlament.

Deputetët e partisë Fronti Demokratik u ngritën në këmbë dhe filluan të brohorisin “Milo hajduti”, “Milo hajduti”. Megjithatë, Gjykanoviç u kundërpërgjigj në të njëjtën mënyrë, me ofendime, duke thënë: “Ju lumtë juve, idiotë”.

Seanca e parlamentit ishte e fokusuar në gjetjen e një zgjidhjeje për përfshirjen e përfaqësuesve të opozitës në disa ministri.

Opozita e akuzon kryeministrin Gjukanoviç për korrupsion. Ai e ka udhëhequr Malin e Zi që prej vitit 1991, duke qenë president apo kryeministër.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb