TIRANE- Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, prezantoi gjatë një takimi me sipërmarrësit një sërë lehtësish fiskale për sektorë, të cilët qeveria ka menduar që t’i nxisë nëpërmjet incentivave fiskale.

Të gjithë bizneset me një xhiro më të vogël se 14 milionë lekë do të kenë një shkallë të reduktuar të tatim fitimit, vetëm 5% nga 15% që është aktualisht, si rrjedhojë e rritjes së pragut që ndan biznesin e vogël nga i madhi nga 8 milionë lekë në 14 milionë lekë, që pritet të bëhet efektin nga janari 2019.

Sektori tjetër që do të përfitojë, sipas Ministri Arben Ahmetaj, është sektori energjetik, më konkretisht aplikuesit e sistemit diellor.

Për nxitjen e këtij sektori qeveria përjashton nga TVSH një listë me pajisje, në rast se përmbushen kushtet e vlerës minimale të investimit. Qëllimi i këtij lehtësimi sipas ministrit është promovimi dhe nxitja për rritjen e kapaciteteve prodhuese të energjisë, por edhe diversifikimi i prodhimit, në mënyrë që të mos vuajmë në kohë thatësire.

Ndërsa sektori i tretë që do të përfitojë nga lehtësitë është bujqësia dhe turizmi, më saktë agroturizimi.

Ministri Ahmetaj deklaroi gjatë konferencës së do të ketë edhe një paketë tjetër lehtësuese gjatë vjeshtës. Ai shtoi se vijon konsultimet me dhomat e biznesit, ndërsa që nesër do të njoftohet e gjithë paketa fiskale në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Ndryshimet dhe ligjet
Në ligjin 8438 dt 28.12.1998 “Për Tatimin mbi të ardhurat” ndryshimi është në shkallëzimin e normës së tatim fitimit për bizneset me të ardhura deri në 14 mln, për bizneset me të ardhura mbi 14 mln lekë do të vazhdojë 15%.

Shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor do të trajtohen në dy mënyra. Së pari kooperativat vullnetare, që bashkojnë krahun e punë dhe teknologjinë, ata do të trajtohen sikur janë një fermer shumë i madh, pa tavan për sa i përket TVSH-së, dhe do të përfitojnë rimbursim 20% sikur të ishin fermerë individualë.

Së dyti tatim fitimi do të jetë 5% nga 15%, sa një e treta.

Bizneset janë licencuar dhe operojnë në fushën e agroturizimit kanë një përshkrim të saktë se kush do të klasifikohet si agroturizëm. Të gjitha kompanitë do të përfitojnë një normë tatim fitimi nga 15% në 5%. Ndërkohë gjatë një konsulte të fundit me të gjithë investitorët në fushën e ndërtimit. Taksimin e drejtë të pronarit të truallit dhe të investitorit. Ka qenë kërkesë e përhershme nga shoqata e ndërtuesit.

Gjithashtu do të prekim ligjin për TVSH-në e cila synon normë të reduktuar për njësitë akomuduese.

“Gjashtë muaj më parë promovuam pjesën e investimeve në resortet dhe hotele me katër dhe pesë yjë duke krijuar lehtësi në tatim fitim, në taksën e infrastrukturës dhe në taksën e pronës. Tani prekim edhe fashën e agroturizmit dhe e lehtësojmë me tre incentiva fiskale dhe ofrojmë një paketë konkurruese për investitorët”, tha Ahmetaj gjatë konferencës për biznesin.

Gjithashtu ministri shtoi se me përjashtimin nga taksa e ndikimit në infrastrukurë e personave që do të investojnë në agroturizëm, oferta turistike është tashmë e plotësuar.

Kërkesa për ndërtime e strukturave akomoduese janë në rritje, por edhe kjo shtesë do të nxisë qoftë pjesën elitare, qoftë edhe agroturzimit që është pjesë e profilit turistik të Shqipërisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb