Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi pritet të zhvillojë sot një mbledhje me drejtorët e Policisë në qarqe dhe drejtorët e departamenteve.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se mbledhja do të nisë në orën 16:00.

Në këtë takim pritet të prezantohet edhe drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pas shkarkimit të Gledis Nanos. Muhamet Rrumbullaku pritet të emërohet në krye të Policisë së Shtetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb