Ministri gjerman i Shëndetësisë Karl Lauterbach deklaroi se paketa e duhur e masave është vendosur për të ulur valën Omicron të pandemisë, edhe pse infeksionet e reja ditore janë rritur në mbi 90,000.

“Nuk kishte nevojë për kufizime të mëtejshme të kontaktit në këtë faze. Nëse infeksionet rriten ndjeshëm dhe sistemi shëndetësor mbingarkohet, atëherë do të merren parasysh masa të reja”, tha ai.

“Por ne nuk jemi në atë pikë,” shtoi ai.

Gjatë javëve të fundit, qeveria dhe shtetet federale gjermane kanë miratuar rregulla më të rrepta kontakti, veçanërisht kur bëhet fjalë për personat e pavaksinuar dhe kanë shkurtuar periudhat e karantinës.

Qëllimi ishte të reduktohej numri në rritje i infeksioneve në Gjermani”,tha Lauterbach.

Për herë të parë që nga pandemia, Gjermania regjistroi sot më shumë se 90,000 infeksione me koronavirus. Në 24 orët e fundit u shënuan 286 vdekje nga virusi, sipas organit të kontrollit të sëmundjes të Institutit Robert Koch (RKI).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb