BERLIN- Ministri i Brendshëm gjerman, Tomas De Maiziere e ka cilësuar një turp për Europën dhe të papranueshëm faktin që 40% e azilekërkuesve në Gjermani vijnë nga vendet e Ballkanit perendimor.
Në një intervistë për të përditshmen ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’ Maiziere tha se shteti gjerman do fillojë shumë shpejt të reduktojë në mënyrë dramatike numrin e azilkërkuesve nga Ballkani. Ai tha gjithashtu se do reduktohet dhe ndihma financiare prej 143 euro që qeveria gjermane jep për çdo azilkërkues pasi sipas tij kjo performance financiare konsiderohet si nxitje për azilkërkuesit.

Ai i ka thënë vendi I tij po përgatit një draft ligjor në cilin do të parashikohet zgjerimi i kategorisë së vendeve me prejardhje të sigurt. Sipas de Maizière është absolutisht e vetëkuptueshme pse njerëzit në Gjermani pyeten pse në vend të refugjatëve nga vendet me luftëra, siç janë Iraku e Siria, Gjermanisë ia mësyjnë shqiptarët nga Kosova dhe Shqipëria.

Megjithatë, duke pasur parasysh krizën në Siri dhe Irak ai tha se ka të ngjarë që dhe në të ardhmen të ketë dyndje emigrantësh nga këto vende.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb