Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian, i cili ishte për një vizitë në Moskë, u largua nga kryeqyteti rus për në Bejrut të mërkurën në mbrëmje.

Ai synon të përgëzojë popullin dhe qeverinë libaneze për formimin e një qeverie të re në vend.

Takimi me zyrtarët libanezë është gjithashtu në axhendën e vizitës së ministrit të jashtëm iranian në Bejrut.

Gjatë qëndrimit të tij në Moskë, Amirabdollahian u takua me homologun e tij rus, ku të dy ministrat e jashtëm diskutuan një gamë të gjerë çështjesh bilaterale dhe rajonale.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi pas takimit, ministri i jashtëm iranian tha se Irani dhe Rusia janë planifikuar të hartojnë një dokument bashkëpunimi strategjik së shpejti.

Ai tha se Irani dhe Rusia kanë të njëjtat pikëpamje për zhvillimet rajonale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb