Ministri indonezian i Sigurisë ndodhet nën kritika tepër të ashpra nga opinioni publik vendas, pasi krahasoi koronavirusin me gratë, në një përpjekje për të qetësuar shqetësimet e publikut lidhur me lehtësimin e kufizimeve të COVID-19.

Qeveria indoneziane po përgatitet që në fillim qershorit të heqë bllokimet e pjesshme në disa pjesë të vendit dhe të miratojë atë që e quan ”jetë e re normale”.

“Do qëndrojmë të izoluar përgjithmonë? Ne mund t’i përshtatemi situatës ndërsa i kushtojmë vëmendje shëndetit tonë”, deklaroi ministri i Sigurisë, Mohammad Mahfud në një video të postuar në “YouTube”.

“Dje kolegu im, Luhut Pandjaitan më dërgoi një meme ku shkruhej se ‘korona është si bashkëshortja juaj. Fillimisht u përpoqët ta kontrollonit, më pas e kuptuat që nuk mundeni. Atëherë mësuat të jetonit me të”, tha ai në gjuhën angleze.

Pandjaitan është ministri për Çështjet Detare dhe Investimet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb