Gazetarët e akredituar në Qeverinë e Kosovës kanë bojkotuar konferencën e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në shenjë pakënaqësie me “vonesat e vazhdueshme” të ministrave të kabinetit qeveritar.

Pas mbledhjes së ekzekutivit, ishte paralajmëruar që Murati të mbajë një konferencë shtypi, por gazetarët pasi kanë pritur për gati një orë vendosën të largohen.

Gazetarët e pranishëm kanë shprehur mllefin me mosrepektin ndaj medieve nga kjo qeveri, pasi nuk është hera e parë që gazetarët lihen të presin pa kurrfarë shpjegimi, sipas “Ekonomia Online”. Arsyeja që është dhënë për vonesën ka qenë që ekzekutivi ka pasur një takim të brendshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: