KOSOVA

Mediat kosovare shkruajnë për një episod kontravers që ka ndodhur mes Ministrisë së Jashtme dhe Presidencës së Thaçit për Konsullin e Përgjithshëm në Tiranë.

Pozicionin e kësaj të fundit e mban Halim Krasniqi, për të cilin ish- ministri i jashtëm në qeverinë e LVV, Glauk Konjufca mori vendim që Krasniqi të tërhiqej nga detyra e Konsullit që më 30 mars, por Thaçi nuk dekretonte vendimin.

E njëjta situatë dhe tani, që ministre e jashtme është Meliza Haradinaj- Stublla. Po kjo e fundit i ka dërguar Thaçit kërkesë për të tërhequr konsullin nga Tirana, por ky i fundit ka refuzuar duke e riemëruar.
“1. Z. Halim Krasniqi riemërohet konsull i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Tiranë, Republika e Shqipërisë.

2. Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij dekreti”, thuhet në dekretin që mban datën 4 shtator 2020.

Ndërkohë Halim Krasniqi është emëruar konsull që në 2016, në muajin kur Thaçi u bë President, edhe pse atëhere s’kishte Konsullatë në Tiranë, por ai punonte pranë ambasadës.

Sipas ligjit në Kushtutën e Kosovës, thuhet se emërimet bëhen nga Presidenti, por me rekomandim të MEPJ, teksa një konsull s’mund të qëndrojë më shumë se një mandat.

 

“7.10. Emërimi i konsujve të përgjithshëm bëhet me dekret të presidentit të Republikës së Kosovës. Rekomandimi bëhet nga ministri i Punëve të Jashtme.

Mbështetur në ligj, të emëruarit në pozitën e ambasadorit dhe shefit të misionit, që nuk janë anëtarë në detyrë të Shërbimit të Jashtëm, shërbejnë vetëm për një mandat, dhe pas përfundimit të tij Ministria nuk ka obligim ndaj tyre.

7.8. Të emëruarit në pozitën e ambasadorit dhe shefit të Misionit që nuk janë anëtarë në detyrë të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës shërbejnë vetëm për një mandat, dhe pas përfundimit të këtij mandati, nuk konsiderohen pjesë e Shërbimit të Jashtëm”, shkruan ligji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb