Mbretëria e Bashkuar i ka ofruar forcave ukrainase më shumë se 4,000 sisteme raketore antitank për të ndihmuar në “rezistencën e tyre kundër agresionit rus”. Ky fakt është bërë me dije nga Ministria e Mbrojtjes.

Në një seri postimesh në Twitter, ministria thotë se pajisjet e dërguara në Ukrainë ishin NLAË (Armë të Lehta Anti-Tanke e Gjeneratës së ardhshme).

Ministria e Mbrojtjes deklaron se Mbretëria e Bashkuar ka “sisteme të mjaftueshme armësh për të mbrojtur sigurinë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar dhe për të ruajtur angazhimet ndaj NATO-s”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb