TIRANË- Ministria e Mbrojtjes nderon 5 ish-basketbollistët e Klubit të Partizanit Naim Pilku, Njazi Lleshi, Muhamet Përmeti, Qemal Shalsi dhe Astrin Greva.

Ministrja e Mbrojtes, Olta Xhaçka, ndërsa i dorëzoi certifikatën e mirënjohjes djalit të Mjeshtrit të Madh të Sportit, Naim Pilku, theksoi se klubi i Partiazani ka qenë lokomotivë e sportit shqiptar në 7 dekada në më shumë se 20 disiplina.

Xhacka Partizani (5)

“Ndjej shumë krenari për klubin Partizani, ish-klubin sportiv të Ministrisë së Mbrojtjes, që kapërceu 7 dekada suksesi, duke qendruar lokomotivë e sportit shqiptar në më shumë se 20 disiplina. Ndiej kënaqësi për gjithsecilin, të cilit i japim një dekoratë sot, veçanërisht për mikun e familjes time, Astrit Grevën, i cili do të kishte ardhur sot, duke sfiduar sëmundjen në emër të dashurisë për jetën. Partizani është shumë i ri, është i ri si shpirti i Astritit, është i ri si zhdërvjelltësia e Njazi Lleshit, për të cilin thonë që suksesin më të madh e pati me ekipin e vajzave të basketbollit. Partizani do të jetë përherë i ri njësoj si Muhamet Përmeti apo Qemal Shalsi, kampionët në 20 vite me radhë. Rinia e pamohueshme e Partizanit do të mbetet Naimi Pilku, një nga ish-gjyqtarët e parë ndërkombëtarë shqiptarë, i cili megjithëse nuk është sot mes nesh, mbetet një figurë shumë e respektuar”, u shpreh Xhaçka.

Xhacka Partizani (8)

Në përfundim të aktivitetit të organizuar nga Qendra e Kulturës, Medias Botimeve të Mbrojtjes dhe Muzeut të FA, u zhvillua dhe një ndjeshje basketbolli mes ekpit të Partizanit dhe ekipit kombëtarë të basketbollit, ku Ministrja Xhaçka ishte trainere e ekipit të Partizanit.

Xhacka Partizani (7)

Xhacka Partizani (6)

Xhacka Partizani (4)

Xhacka Partizani (3)

Xhacka Partizani (2)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb