Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se më shumë se 9,000 njerëz janë vrarë në Rrip që nga 7 tetori.

Ndërkohë, Izraeli filloi operacionin e tij pasi Hamasi vrau më shumë se 1400 njerëz në Izrael dhe rrëmbeu më shumë se 200 të tjerë. Sot u njoftua nga pala izraelite se 4 ushtarë ishin vrarë në betejë, ndërsa bën me dije se ka “përfunduar rrethimin e qytetit të Gazës” dhe ka sulmuar postet, selitë dhe infrastrukturën tjetër të Hamasit.

Izraeli ka kryer mijëra sulme ajrore dhe artilerie në Gaza që nga 7 tetori, ndërkohë që shumë shtete kanë dënuar këto sulme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb