Ministrja e Mbrojtjes, znj.Mimi Kodheli, ndodhet për një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Spanjës. Ministrja Kodheli u prit në një takim nga homologu i saj, ministri spanjoll i Mbrojtjes, z. Pedro Morenés Eulate. Temat kryesore të diskutimit mes dy homologëve ishin bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona, zhvillimet në rajon, si dhe zhvillimet në lidhje me politikat e sigurisë dhe të mbrojtjes në kufijtë lindor e jugorëtë Aleancës.

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli shprehu vlerësimin e saj për marrëdhëniet mes dy vendeve tona duke nënvizuar gatishmërinë për t’i rritur e forcuar akoma më tej ato, si në fushën e mbrojtjes, ekonomike, kulturore, por dhe në trajnimin dhe edukimin e ushtarakëve tanë. Znj. Kodheli shprehu bindjen se, diskutimi rreth ideve dhe shkëmbimi e mendimeve sa i takon çështjeve të mbrojtjes i shërben konsolidimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes vendeve anëtare të Aleancës.

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli e njohu homologun e saj spanjoll me vendimin që Shqipëria ka marrë, duke deklaruar pjesëmarrjen e saj në forcën pararojë të NATO-s, veçanërisht për vitin e ardhshëm me Spanjën. Duke u ndalur tek situata në rajon, ministrja Kodheli nënvizoi se “Shqipëria mbështet politikën e bashkëpunimit rajonal duke promovuar stabilitet politik, prosperitet dhe zhvillim ekonomik”.
Të dy personalitetet shprehën domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit, sidomos në fushën e trajnimit dhe edukimit.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: