Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, ka ndarë pamje nga reparti zjarrfikës i Lushnjes, pamje të cilat janë tronditëse.
Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, shihet kushtet janë shumë të rënda, ndërsa deputeti ka ndarë edhe një mesazh të dërguar në emër të tij nga një punonjës I këtij reparti.
Në mesazh theksohet se një tjetër problem veç kushteve skandaloze, është fakti që punonjësve nuk po u jepen as rrogat.
Postimi i plotë:
Reparti zjarrfikës Lushnje një halë e madhe!
Imazhet janë tronditëse, kujdes!!
Dje ju bëra ftesë ta shikojmë së bashku, po jua rifreskoj fjalimin tim.
Shiko ç’më shkruajnë ndër të tjera.
“Përshëndetje Z. Saimir Korreshi. Kemi një problem shumë të madh këtu te reparti MZSH (Zjarrfikësja). Problemi është se na kanë lënë në një kodër që po të vish ta shikosh nga afër është mizerje, të dalin minjtë e lloj-lloj insektesh që s’di si ta shpjegoj, është katastrofë. Problemi që kemi tjetër është edhe rrogat tona, kanë afërsisht 20 ditë që nuk na japin as rrogën, shpërblimin që na ka premtuar kryeministri, as orët shtesë që kemi bërë. Kemi marrë veç 500 mijë lekë, si me pas qenë punonjës komunalë, jo si punonjës të zjarrfikëses. Nuk na i kanë paguar as orët shtesë, as shpërblimin. Duam të dimë se ku i kanë çuar lekët tona. Anonim emrin, të lutem. Shumë faleminderit, Z. Saimir Korreshi.”
