RUSI- Presidentët rus, ukrainas dhe francez, respektivisht Vladimir Putin, Petro Poroshenko dhe François Hollande si edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel arritën të gjejnë një marrëveshje esenciale për vendosjen e një armëpushimi duke filluar nga 15 shkurti si edhe largimin e armëve të rënda nga linja e frontit, njoftoi sot presidenti rus, Vladimir Putin, pas përfundimit të një samiti mbi paqen në Ukrainë.

“Arritëm një marrëveshje esenciale”, deklaroi Putin, pas orësh të tëra negociatash me homologët ukrainas dhe francez si edhe me kancelarej gjermane.

Marrëveshja përfshin armëpsuhimin duke filluar nga dita e diel, largimin e armëve të rënda nga linja e frontit si edhe krijimin e një zone tampon.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: