Analisti Skënder Minxhozi deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha është një personalitet kontradiktor sa i takon raporteve me SHBA-të.

I ftuar në ‘Real Story’ në ‘News24’ Minxhozi tha se ndonëse Berisha ishte i pari që shkoi në zyrën e një presidenti amerikan, sot është shpallur non grata. Sipas tij, amerikanët, meqë kanë investuar tek reforma në drejtësi, kërkon të trazojë çorbën shqiptare.

“Që Berisha të jetë një kontekst i momentit, s’më bën sens. As për peshën si politikan dhe as për rrethanat ku ndodhet opozita sot. Të pasnesërmen e zgjedhjeve ndërkombëtarët njohën zgjedhjet. Reklamimet në KAS po i shohim si po dalin. Unë di që vetë opozita nuk ka shumë shpresë se mund të ndryshojë 74 mandatet e Edi Ramës me faktet që kanë paraqitur. Opozita do hyjë në parlament. Problemi këtu është i tillë se amerikanëve i kërkojmë llogari; “na thoni se ku janë këto provat, çfarë ju ka çuar juve që të përcaktoni Berishën të tillë, si mund t’i hiqet viza hyrëse në një familje”. Por ai thotë; “S’po të imponojë që ta heqësh nga postet, mandatet”. Ai thotë që; “formalisht si shtet s’po të kërkoj që të largosh këtë personalitet. Por po të njoftoj se ky person nuk shkel më në shtetin tim. Provat i kam.”. Investimi amerikan për SPAK-un dhe reformën në drejtësi, i shtyn ata që të trazojnë pak këtë çorbën shqiptare në mënyrë që këtu të fillojë diçka. Koha, mendojnë dhe amerikanët, që nuk lënë rast pa dalë, pasi kanë financuar, dhe që unë mendoj se çdo lloj liste që do të bësh po të marrësh parasysh kompetencat, pushtetet, është Berisha i pari. Është personalitet kontradiktor kur i bie fjala në raport me SHBA. Është njeriu i vizitës së zyrën e Bushtit të parë dhe pritjes së Bush dhe hyrja në NATO.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb