Polonia U21 ia ka dalë të triumfojë 2-0 ndaj Shqipërisë u21, në një ndeshje miqësore të luajtur në Antalia të Turqisë.

Goli i parë i takimit erdhi shumë shpejt. Musialoëski realizoi në minutën e 11-të, duke dërguar topin pas shpinës së Simonit.

Polakët vuajtën shumë për të siguruar fitoren, pasi goli i dytë erdhi vetëm në fund nga Ëlodarczyk.

Kuqezinjtë e U21 janë një grup mjaft i mirë dhe premtues për të ardhmen. Ky test miqësor shërbeu për të parë gjendjen e ekipit dhe situatën e disa futbollistëve të veçantë.

Shqipëria U-21: Simoni, Berisha, Buxhelaj, Dajko, Ismaili, Kurtulan, Mitaj, Pajaziti, Preka, Shpendi, Toci.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: