Kukësi është skuadra e vetme, nga tre ekipet e superiores të impenjuara në një fazë përgatitore në Antalia, që ka arritur rezultatet dhe paraqitjet më të mira gjatë këtyre ditëve në tokën turke, parë dhe nivelin e kundërshtarëve.

Sot, skuadra e Shpëtim Duros ka barazuar 0-0 me rumunët e Politehnika Iashit, ndërsa më herët arritir një rezultat 1-1 ndaj Malatjasporit.

Tirana ka mbyllur përgatitjet në Turqi me miqësoren e zhvilluar kundër skuadrës polake të Korona Kielces, ku u mposht me përmbysje 2-1, teksa golin e epërsisë së përkohshme e pati shënuar Agustin Torasa.

Bardheblutë kanë siguar një fitore në tre miqësoret e luajtura, kur pak ditë më parë thyen hungarezët modestë të Mezokovezdit me shifrat 1-0.

Partizani mbyll miqësoret, por jo ditët turke. Të kuqtë e kryeqytetit janë thyer edhe në përballjen e dytë, atë ndaj Honvedit, me hungarezët që kanë triumfuar 2-0 ndaj kampionëve të Shqipërisë.

Ndryshe nga përballja me Trabzonsporin, të besuarit e Adolfo Sormanit shfaqën një ritëm jo të pëlqyeshëm dhe gabime të shumta gjatë 90 minutëshit të përfunduar pak çaste më parë. Partizani do të kthehet pasnesër në Shqipëri.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb