TIRANË

Teksa miqtë e tij kërkuan ndihmë për mjekim më të specializuar, kompozitori i njohur Limos Dizdari mbetet në gjendje të rëndë në spital. Në moshën 80-vjeçare, kompozitori i njohur i sa e sa këngëve po lufton me vdekjen në reanimacionin e Sanatoriumit.

Burime bënë me dije për “BalkanWeb” se kompozitori ka pasur probleme me zemrën, por për shkak se komprometojnë frymëmarrjen është dërguar në Spitalin Shefqet Ndroqi për mjekim.

Dizdari ndodhet në gjendje të komplikuar dhe i intubuar dhe me gjithë përkujdesin e mjekëve, mbetet e rëndë gjendja shëndetësore e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb