Përveç Premier League angleze ne fund të vitit do të ndjekim edhe ndeshje të Seria A, ku pas disa viteve të anulimit të ndeshjeve në fundvit, konkretisht për ndeshjet që luhen nga data 24-31 dhjetor,  edhe Serie A më në fund e ka pranuar planin që të zhvillojë ndeshje në festat e fundvitit, ku ndryshe në gjuhën e futbollit keto javë futbollistike njihen me emrin “Boxing Day”.

Njëlloj me futbollin anglez, futbolli italian që nga viti i ardhshëm nuk do të ketë pushim në ditët e fundit të dhjetorit.  Në mbledhjen e radhës pritet që edhe zyrtarisht të hyjë në fuqi ky vendim ndërsa aplikimi do të fillojë nga sezoni 2017-2018.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb