MIRDITE – Vërtetimet falso për gjakmarrje që shërbejnë për të kërkuar azil politik në vendet e BE-së kanë bërë që Policia të nisë procedimin penal ndaj kryeplakut të fshatit Simon të Mirditës që e ka lëshuar një të tillë dhe ndaj banorit që e ka marrë atë. Falsifikimi është zbuluar në Rinas, kur 42-vjeçari Bardhok L me gjithë familjen ishte nisur për në Itali.

Policia e Lezhës ka njoftuar se dje ka nisur procedimin penal për kryetarin e fshatit Simon, Gjergj P, 65 vjeç, pasi i ka lëshuar një vërtetim të fallsifikuar Bardhok L, që ky të mund të përfitonte azil ne vendet Shëngen. Po ashtu, ka nisur procedimin edhe ndaj Bardhok L.

Tashmë, ata do të akuzohen për ”Shpërdorim detyre” dhe ”Falsifikim të dokumentave”.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb