NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit
4 racione mish viçi
500 gr makarona elb
4 lgj vaj ulliri
1 kokërr qepë
2 thelpinj hudhër
1 karrotë
3-4 domate, 1 lk sheqer
1 koncentrat pule
1 gotë verë të bardhë
Kripë, piper
100 gr djathë të verdhë
Pergatitja
Në një tenxhere me 3 lugë vaj ulliri kaurdisim mishin e qingjit të spërkatur me kripë. E kaurdisim nga të gjitha anët dhe më pas e shuajmë me verë të bardhë. Sapo alkooli i verës të avullojë shtojmë një qepë të grirë imët, karrotën të prerë në kubikë të vegjël dhe domaten të grirë në rende. I trazojmë mirë përbërësit i rregullojmë me pak sheqer, kripë dhe piper dhe më pas shtojmë buljon me koncentrat pule. Ulim temperaturën e sobës dhe e lemë gatimin të ziejë për rreth 40 minuta në temperaturë të ulët.
Më pas në një tigan të thellë kaurdisim makaronat elb me një lugë vaj ullliri. Pasi mishi të jetë zierë kullojmë buljonin dhe e shtojmë tek makaronat. Vendosim copat e mishit dhe i lemë makaronat të ziejnë në tavë së bashku me mishin për 15 minuta. Në 5 minutëshin e fundit shtojmë djathin e verdhë, fikim sobën dhe e lemë gatimin të qëndrojë në nxehtësinë e sobës derisa djathi të shkrijë plotësisht.
(da.xha/BalkanWeb)