Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka reaguar në Facebook mbi një lajm të përcjellë në media se në tregun shqiptar gjendet mish pule me salmonelë. BalkanWeb raportoi në mesditë se në Portin e Durrësit ka hyrë një ngarkesë prej 18 ton fileto pule me përmbajtje të rrezikshme, e importuar nga Brazili.

Këlliçi i ka kërkuar ministres së Bujqësisë Anila Denaj, që të mbajë përgjegjësi dhe të sqarojë opinionin publik, nëse ekzistojnë në treg produkte pa kryer analizat e sigurisë ushqimore nga ISUV.

Sipas tij, kjo është një çështje urgjente.

“Këtu nuk ka më as diskutime politike, bëhet fjalë për sigurinë ushqimore të qytetarëve.

Ministre Anila Denaj, jepini përgjigje qytetarëve mbi ushqimin që konsumojnë dhe mbani përgjegjësi për këtë krim kundër shëndetit”, thotë Këlliçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb