Qytetarët vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, në ditën e 41-të të protestave kundër qeverisë së Edi Ramës.

Protestuesit lëvizën në disa prej akseve kryesore të Tiranës, duke kaluar edhe në rrugën e Kavajës, ndërsa u ndalën për disa momente në hyrje të zonës së njohur si Rruga e Ambasadave.

Gjatë marshimit, qytetarët hodhën akuza ndaj qeverisë, duke deklaruar se ajo është e korruptuar dhe duke kërkuar ndryshime politike.

Aktivisti Visar Dalipi, përmes një megafoni, iu drejtua protestuesve dhe u bëri thirrje qytetarëve që pretendojnë se janë kërcënuar të drejtohen pranë ambasadave.

“Të gjithë ata që ndihen të kërcënuar dhe janë kërcënuar, duhet të bëjnë kërkesën në ambasadë”, u shpreh aktivisti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: