Ballkani ka nisur arratinë në kampionatin e Kosovës, teksa sot ekipi nga Suhareka mundi me shifrat 3-1 Dukagjinin në shtëpi. Pavarësisht kalendarit të ngjeshur, impenjimi në Conference League, apo rotacioneve, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja nuk gabon dhe koleksionon në këtë mënyrë suksesin e katërt radhazi.

Sa i takon ndeshjes, Grishpi zhbllokoi llogaritë pas çerek ore lojë, falë një ekzekutimi të saktë të një penalltie. Hugo barazoi shifrat ën fundin e pjesës së parë, por vetëm përkohësisht. Pjesa e dytë i takoi tërësisht Ballkanit, që mori fitoren në shtëpi pas gas golave të Kryeziut dhe Tolaj (48’, 89’). Ballkani kryeson me 32 pikë, 7 më shumë se ndjekësi më i afërt.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: