Nuk është Granit Xhaka ëndrra e Jose Mourinho, mesfushori i Arsenal mund të jetë një objektiv, por dëshira më e madhe e portugez është të këtë në Romë, C.Ronaldo. Tingëllon si një mision i pamundur në çdo aspekt, por Mourinho beson. Sipas “La Stampa”, trajneri i ri i Romës ka telefonuar personalisht sulmuesin e Juves për të kuptuar më qartë objektivin e tij për të ardhmen dhe nëse ekziston ndonjë mundësi sapo e vogël për ta transferuar në kryeqytet. Nuk është e vështirë që dy palët të bëjnë një diskutim të tillë, janë shumë miq, plus që menaxhohen nga i njëjti agjent, Jorge Mendez.

Mou
Mou

Përtej dëshirës së Mourinhos ky objektiv duket i pamundur për shumë arsye, duke nisur nga kosto financiare, kartoni dhe paga e tij vjetore, por edhe në nivel personal dhe ambicioz, të largohesh nga Juve për tu transferuar tek Roma për të luajtur në Confernece League duket e vështirë për tu besuar duke njohur egon e Ronaldos. I vetmi detaj në favor të këtij operacioni janë lehtësirat fiskale që Ronaldo ka gjetur në Itali. Ky është një lajm që edhe vetë tifozët roman e kanë të vështirë ta besojnë. Nëse Ronaldo largohet nga Juventus pritet të largohet edhe nga Italia, për momentin në krye të listës ka përfunduar Man.United.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb