Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Laprakës, ku mbetën të plagosur Bledar Dauti dhe Dashamir Tahiri.

Hetuesit dyshojnë se origjina e ngjarjes lidhet me një konflikt të hershëm mes palëve, por mbetet ende e paqartë nëse përplasja e së martës mbrëma ishte një takim i rastësishëm apo një përballje e lënë më parë për të “sqaruar” mosmarrëveshjet.

Zbardhja e plotë e ngjarjes po përballet me një ngërç, pasi të dy të plagosurit kanë refuzuar të japin dëshmi para grupit hetimor. Heshtja e tyre po pengon hetimin për zbulimin e motiveve të sakta, ndërsa forcat e policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të shpallur në kërkim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb