Analisti Fitim Zekthi i ftuar në studion e emisionit ‘Open’ në Neës24 ka folur në lidhje me çështjen e kufirit të detit ku përmendi një deklaratë të para 4 viteve ku kryeministri grek Mitsotakis i ka thënë kryeministrit Rama se do t’i bënte një ofertë që nuk mund ta refuzojë, ku më pas kjo çështje shkoi në gjykatën ndërkombëtare.

Zekthi shtoi më tej se jo deklaratë është zhdukur nga çdo vend dhe nuk mund të gjendet as në internet, ndërsa tha gjithashtu se Greqia nuk e ka trajtuar me ndershmërinë që i përket këtë çështje.

“Më ka mbetur në mendje një shprehje ku kryeministri grek i ka thënë Ramës para 4 viteve që ai do i bëjë një ofertë Ramës të cilën nuk mund ta refuzojë. Kjo është marrë nga një film i famshëm ku përdoret si kërcënim, kjo është zhdukur nuk e di pse, e ka thënë Mitsotakis, dhe pas kësaj qeveria ra dakord që kjo të shkojë në gjykatën ndërkombëtare. Vende si ne janë shumë të vogla që të marrin të drejtën në gjykata ndërkombëtare. Nuk mendoj se Greqia e ka trajtuar me ndershmëri këtë ccështje ashtu si duhet ta trajtonte. Nuk ka as transparencë kjo punë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb