Ngjarja e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në fshatin Balldren të Lezhës, ku mbetën të vdekur çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, 39 dhe 32 vjeç përkatësisht, nuk ka ende autorë.

Atentati me armë zjarri që ndodhi sot rreth orës 14:50, ka sjellë në Lezhë me urgjencë nga Tirana, specialistët e sektorit të Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit të cilët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Çifti kishte 4 fëmijë dhe po lëviznin me automjetin tip Audi Q7 drejt të cilit u qëllua me mbi 30 plumba, duke i lënë të vdekur në vendngjarje.

Mësohet se viktima, në tetor të vitit 2017 u arrestua si i dyshuar për vrasjen e shtetasit Genci Mhillaj në Shkodër.

Mujeci, 30 vjeç në atë kohë, u akuzua për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.

Kreu i komanduar i policisë Lezhë, Arben Nasufi, konfirmon se mjeti u godit me breshëri plumbash ndërsa ishte në lëvizje.

Ata sapo kishin dalë nga një lokal në autostradën Lezhë-Shkodër dhe kanë qenë rrugës për në banesën e tyre e cila ndodhet rreth 30 minuta larg prej vendit të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb