ANGLI

Kampionët ende të pashpallur zyrtarisht të Liverpool kanë hasur vështirësi në transfertën e Norwich por duke dalë në fund me tre pikë të plota falë fitores 0-1.

Në fakt Klopp nuk ishte kursyer në këtë sfidë duke hedhur në fushë treshen e sulmit Salah- Firmino- Chamberlain por ata nuk dhanë rezultat. Gjermani do të duhej të aktivizonte Sadio Mane në minutën e 60-të që pas 18 minutash të gjente dhe golin e fitores.

Me këto 3 pikë Liverpool kap kuotën e 73 pikë ende në mes shkurti, kurse ndjekësi më i afërt Manchester City pas dënimit të marrë ditën e djeshme nga UEFA duket se ka kapitulluar.

Çështje ndeshjesh që Liverpool të rifitojë Premier League duke kujtuar se ka dy dekada ose 20 vite që ende nuk e ka fituar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb