Organizata humanitare “Mjekët pa kufij” ka dënuar maksimalisht sulmet ajrore që goditën një spital në Kunduz të Afganistanit, ku si pasojë humbën jetën 9 persona dhe 30 të tjerë konsiderohen të zhdukur.


“Jemi totalisht të shokuar nga sulmi,”- është shprehur grupi. Mjekët pa kufij kanë shtuar më tej se sulmet kanë vijuar për më shumë se 30 minuta, ku kanë mbetur të plagosur edhe dhjetëra persona. Spitali është qëlluar teksa zhvillohen luftime ndërmjet militantëve talibanë dhe ushtarëve të qeverisë së Afganistanit, që mbështeten nga NATO-ja, për marrjen e kontrollit në Kunduz. NATO-ja tha se ka gjasa të jetë përgjegjëse për sulmin, por ka shtuar se ky incident është nën hetim.


(m.k/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb