Me Xavi në stol, Barcelona ka nisur projektin e ri për të ri ngritur klubin. Goditja e parë ishte Ferran Torres, me sulmuesin që u zyrtarizua pak ditë më parë. Drejtuesit e klubit shpresojnë që sulmuesi spanjolli të zgjidh përfundimisht problemet me golin ndërsa tashmë e gjithë vëmendja është e përqendruar në rindërtimin e mbrojtjes. Emri i parë që qarkullon në listën e përpiluar nga Xavi është Matthijis De Ligt, holandezi është një dëshirë e vjetër por sërish mbetet një tratativë jo pak e ndërlikuar.

Pengesa e parë dhe më e madhe është kosto ekonomike, por në Spanjë zbulojnë një prapaskenë interesante që mund ti vijë në ndihmë Barcelonës. Në momentin kur De Ligt u transferua në Torino, Mino Raiola kishte futur në kontratë një klauzolë që do ta linte De Ligt të largohej për tek Barcelona për 50 milionë euro. Kujtojmë që De Ligt u transferua tek Juventus në verën e vitit 2019 për 75 milionë euro kesh plus 10,5 të tjera bonuse ndërsa qendërmbrojtësi firmosi një kontratë 5-vjeçare nga ku përfiton 8 milionë euro në sezon ndërsa në 2024 kjo shifër do të shkoj në 12 milionë euro.

Në këtë pikë të sezonit, Juve është në dilemë, të shes De Ligt dhe të marrë një dorë të mirë për të rregulluar bilancet e klubit, plus që do kursente edhe nga paga e tij, apo të vijojë ti besojë holandezit, pasi edhe dy qendrat e tjera Bonucci dhe Chiellini janë tashmë në moshë për të var “këpucët në gozhdë”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb