TIRANE – Liljana Kondakçi është një prej atyre artisteve që janë vlerësuar gjithmonë për stilin e veçantë në vitet ’80 – ‘90. Ashtu si shumë personazhe të tjerë publikë që në ato vite ishin shembull për shumë gra dhe vajza në Shqipëri, edhe Liljana ka shënuar një lloj revolucioni në modë me veshjet e skenës dhe kinemasë.
051cc813ce3049a15394584f9d59751d
Në shkrimin e fundit të stilistes së njohur Stela Sallaku, artistja është etiketuar sikur ka dalë nga revista e modës “Vogue”. Sallaku dhe Kondakçi ishin të dyja në studion e “Rudina”, ku kanë folur për stilin e asaj kohe dhe modelet e përshtatura të dikurshme: “Fillimisht ka qenë e vështirë, sepse televizioni nuk ka pasur gardërobë, më pas u krijua një e tillë. Kinostudio kishte gardërobën e saj.

Unë kam zgjedhur gjithnjë copa dhe ngjyra vetë. Dikur shikonim edhe revista, kisha shumë kuriozitet, s’mund të dilja çdo natë me të njëjtën veshje”, – tregon Liljana për “Rudina”, duke treguar edhe veshjen që i ka mbetur peng.

“Më ka mbetur në mendje një fustan që e kam veshur në një koncert recital ku kam qenë me Kozma Dushin, por nuk ekziston si filmim. Ai ishte me pala korrenti, ishte material i derdhur, ngjyrë bojëqielli me lule të vogla. Ka qenë me mëngë me frudha. Një tjetër fustan kam pasur edhe në një festival ku kam kënduar me Ema Qazimin, kanë qenë veshje shumë të bukura”,- tha Kondakçi.

Mes tyre, kishte shumë veshje që artistet i siguronin vetë dhe që ishin modele për të gjitha vajzat dhe gratë. Liljana, dikur dhe sot, është një model stili, gjithmonë në formë.

Komplimenteve të Rudinës për look-un dhe linjat, Liljana i përgjigjet modestisht. Sekreti, tha ajo, qëndron te gjeni, palestra, ushtrimet fizike, kujdesi për ushqimin, por edhe muzika, ajo që e mban gjithmonë në formë.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb