Një modele që ishte në garë për konkursin e ardhshëm të bukurisë për “Miss Mexico 2021”, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj.
Rrethanat e sakta të vdekjes së 21-vjeçares, Ximena Hita, mbeten një mister edhe pse policia ka frikë se ajo mund t’i ketë marrë jetën vetëm disa javë para konkursit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Zëdhënësi i policisë, Mario Garcia, tha se gjetjet fillestare sugjeruan se Ximena mund të ketë marrë jetën e saj.

Por, ai shtoi se hetimet e mëtejshme duhet të kryhen para se të konfirmohet diçka.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka thënë se ekipet e forenzikës po punojnë për të përcaktuar nëse ishte e përfshirë ndonjë ‘lojë’ në vdekjen e saj, raporton Infobae.com.

Përveç modelimit, 21vjeçarja gjithashtu punoi si ndihmëse medicinale dhe po studionte për t’u bërë infermiere në qytetin e Aguascalientes, në shtetin me të njëjtin emër.

Ximena fitoi “Miss Aguascalientes” në 2019 dhe ishte një nga kandidatët për “Miss Mexico 2021” që do të zhvillohej më 13 mars.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb